Zonat e Biznesit

Vaisala ju ofron klientëve të saj një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh me mundësi zgjedhjeje të më të mirës, rritjen e produktivitetit, sigurisë dhe cilësisë, me përvojë prej disa dekadash në prodhimin e instumenteve matëse. Instumentet tona përdoren për të matur fenomenet që lidhen me motin dhe kushtet mjedisore dhe në proceset industirale.

 

Moti dhe Mjedisi

Departamenti i Motit dhe Mjedisit i shërben një tergu të caktuar të varur nga moti duke ju ofruar të dhëna në kohë reale, të pandërprera dhe të besueshme për kushtet atmosferike.

Tregjet kryesore: Meteorologjia, aviacioni, transporti tokësor dhe energjia e rinovueshme

Matjet Industriale

Matja Industriale Vaisala ofron një gamë të gjërë instrumentesh matëse të saktë dhe të basueshëm që ju ndihmojnë klientëve të optimizojnë proceset e tyre, të përmirësojnë efikasitetin, të minimizojnë konsumin e energjisë elektike dhe të sigurojnë cilësi të lartë për produktet e tyre përfundimtare.

Tregjet Kryesore: Niveli i lartë i lagështisë dhe dioksidit të karbonit, sistemet për monitorim të vazhdueshëm, fuqisë dhe matja e lëngjeve.

Produket e Matjes Industriale përmirësojnë cilsinë, produktivitetin, efikasitetin e energjisë dhe ndihmojnë klientët të përmbushin detyrimet. Klientët punojnë në mjedise të ndryshme – nga fabrikat gjysëmpërçuese dhe ndërtesat e larta deri tek centralet elektrike dhe inkubatorët e vegjël – ku matja dhe monitorimi i besueshëm i kushteve të ambijentit është parakusht për punë të suksesshme. Produktet dhe sistemet Vaisala përdoren për matjen dhe monitorimin e temperaturës, lagështisë, pikës së avullimit, shtypjes, dioksidit të kabonit, lagështisë së vajit dhe gazrat e tretur në vajin e transformatorit.

Prodhimi dhe transmetimi i energjisë elektrike

Për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektike, Vaisala sirugon pajisje unike për matje dhe monitorim “online” të gazrave në vajin izolues të transormatorit. Me këtë mbështetet planifikimi dhe optimizimi i mirëmbajtjes së transformatorëve me qëllim parandalimin e difekteve, gjë që ndihmon në zgjatjen e kohës së operimit të tyre dhe zvogëlon rrezikun nga ndërpretjet e papritura dhe të kushtueshme.